Për publikun “Tartufi”, komedia më e famshme teatrale e Molierit nuk është një vepër e panjohur. E ngjitur në skenë si nga trupat profesioniste dhe jo, së fundmi e sjell në Tiranë, teatri “Migjeni” i Shkodrës.

Kushtrim Bekteshi është regjisori. Ai thotë se nga “Tartufët” e vënë deri më tani në skenë, i tiji, është më tragjik dhe më afër personazhit që skicoi dramaturgu francez tre shekuj e gjysmë më parë.

Shfaqja thotë Kushtrim Bekteshi ndodh sot dhe me këtë nënkupton: Simbolin e hipokrizisë “Tartufin” do ta luajë i riu Besfort Berberi i mbështetur nga aktorë të karrierës së teatrit të Shkodrës.

Tv Klan