Të gjithëve na pëlqen t’iu dërgojmë letra shokëve apo familjarëve tanë. Por në këtë qytet, letrat dërgohen në një mënyrë të veçantë.

Në provincën Susami të Japonisë banorët i hedhin letrat brenda një kutie postare që ndodhet nën ujë.

Kjo kuti postare është e vetmja në botë që ndodhet në ujë, ndaj është futur në librin “Guinness”.

Por si funksionon dërgimi i letrave?

Njerëzit e interesuar shkruajnë në një letër rezistente ndaj ujit, veshin kostumin e zhytësit dhe notojnë nën ujë për të hedhur letrën brenda kutisë postare.

Më pas një zhytës profesionist merr të gjitha letrat dhe ia dërgon postës së qytetit, e cila vazhdon me procesin e shpërndarjes së tyre.

Deri më tani posta regjistron plot 38 mijë letra të marra ndër vite, sipas kësaj metode.

Klan Plus