Seanca parlamentare e ditës së sotme është përfshirë nga debate të forta për ndryshimet në ligjin për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrrollit të Pasurive ku opozita kundërshtoi heqjen e kompetencës së Presidentit të Republikës për të propozuar kreun e këtij inspektoriati.

Sipas përfaqësuesve të maxhorancës nuk ka asnjë cënim të kompetencave kushtetuese të kreut të shtetit.