RAMA NE KUVENDPërmes një votimi të fshehtë, Kuvendi i hapi rrugë kërkesës së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme për arrestimin si dhe për të ushtruar kontroll personal të banesave ndaj dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku.

Opozita ndonëse u shpreh pro kërkesës së Prokurorisë nuk mori pjesë në votim, duke e cilësuar jetik për procesin, video – përgjimin për kërcenimin që Deputeti Doshi thotë se i është bërë Durim Bamit për të ndryshuar dëshminë.

Më herët mes palëve pati debate të ashpra, madje edhe tension në sallë.

Ish – Kryeministri Berisha tha se po bëhet gjithçka për të fshehur kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, nga akuzat e ngritura nga Deputeti Doshi.

Jashtë seancës plenare e cila u ndërpre disa herë pas tensioneve mes palëve, ish- Kryeministri Berisha ngriti gishtin mbi organin e akuzës.

Por Kryetari i Kuvendit ndonëse ishte ulur mes Deputetëve në sallë duke ja lënë Vangjel Dules kryesimin e punimeve të Kuvendit ripërsëriti të njëjtën batutë dhe nuk kurseu akuzat ndaj Deputetit Doshi.

Tension pati edhe mes kryesuesit të seancës, Vangjel Dules dhe Kryeministrit Rama. Ky i fundit tre herë rradhazi i kujtoi të zbatonte rregulloren e Kuvendit.

Për Berishën kjo deklaratë ekstreme është tregues i humbjes së kontrollit të Kryeministirt Rama.

Pasi palët ranë dakord që në sallë të lexohej edhe raporti i opozitës seance vijoi me të akuzuarin Mark Frroku, i cili të parin fjalim që mbajti në Kuvend e mbajti për mosvotimin e heqjes së imunitetit të tij.

Mungesa në sallë e Deputetit Doshi i hapi rrugë socialistit Subashi për parashtrimin e raportit të shumicës.

Opozita këmbënguli në kërkesën e saj për marrjen e provës, video – përgjimin mes Doshit e Bamit në Prokurori.

Mos marrja në konsideratë nga ana e shumicës së kësaj kërkese e detyroi opozitën të largohej nga Kuvendi.

E vetmja demokrate që mori pjesë në votim, duke thyer vendimin e grupi ishte Deputetja, Mesila Doda.

Tv Klan