Qeveria “Rama 2” dhe programi i saj politik morën votat mëngjesin e të mërkurës, pas një seance maratonë. Mazhoranca konfirmoi 78 vota.

Kryeministri në mbyllje të diskutimeve i përmblodhi në 10 pika të gjitha përgjigjet për akuzat e opozitës, shumicën dërrmuese për Partinë Demokratike dhe vetëm një për LSI –në.

Lulzim Bashës, që shpalli një ditë më parë fundin e marrëveshjes së 18 majit, Rama i kërkoi ta rimendonte dhe të bëheshin bashkë për hir të sfidave europiane që përballet vendi.

Lulzim Basha u ngrit në foltore për t’iu përgjigjur, pas një debati me kryetarin Ruçi, për rregulloren.

Diskutimet për programin e qeverisë zgjatën 22 orë, me opozitën që e konsideroi si program të varfërimit të vendit dhe mazhorancën, që përmes tij, parashikon rritje më të madhe ekonomike se në mandatin e parë, investime në disa sektore kyçe dhe uljen e borxhit në masën 60 %.

 Tv Klan