FullaniKuvendi shkarkoi Ardian Fullanin nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe Elivar Golemin nga pozicioni i Inspektores së përgjithshme në këtë institucion.

Në votimin e fshehtë me elektronik, pro shkarkimit të Fullanit votuan 72 deputetë dhe 6 votuan kundër.

Ndërsa pro shkarkimit të Elivar Golemit votuan 76 deputetë, një kundër dhe një abstenim.

Në momentin e votimit, Kryeministri Edi Rama nuk ishte në sallën e Kuvendit, ndërsa nga deputet e PDIU-së në seancë ishte i pranishëm vetëm deputeti Aqif Rakipi.

Propozimi për shkarkimin e Fullanit nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë u bë nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës bazuar në shkelje të etikës në punë dhe cënim të thellë të interesave të Bankës.

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Tiranës për të lënë në arrest shtëpie Ardian Fullanin.

Tv Klan