Deputeti Ben Blushi ka folur më tonë të forta dhe nuk ka kursyer as seancën e sotme parlamentare akuzat ndaj kryeministrit, Edi Rama.

Kryetari i LBRA-s tha se nuk e kanë fajin ministrat për situatën në vend, pasi për kanbizimin për varfërinë dhe koncesionet fajin e ka vetëm Rama. 

Qeveria ka falimentuar, por nuk është vetëm kjo, 200 mijë shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria, mijëra studente ngelën pa shkollë për shkak të reformës së diskredituar, vendi është kanbizuar.

Partia është para vendit, interesi partiak para Shqipërisë. Ajo që mendoj unë është se nuk është faji i ministrave sepse ata nuk kanë asnjë gjë në dorë. Kush është përgjegjës për koncesionet e shëndetësisë? Nuk e ka fajin Beqaj dhe as ministrat e tjerë se Shqipëria është katandisur në këtë derxhe, por pas të gjitha këtyre fshihet Edi Rama. Jemi kthyer në Kolumbinë e Europës, mbjellin kanabis, për të luftuar varfërinë

”./tvklan.al