Kuzeji 3Aktori i njohur turk Kivanc Tatlitug (i njohur për publikun shqiptar për rolin e Kuzejit dhe Behlulit) mund të ketë vëmendjen e mijëra femrave, por ai i ka sytë vetëm tek e dashura e tij.

Aktori dhe e dashura e tij stiliste, Basak Dizer pas pushimeve në Amerikë, teksa ndodheshin edhe për dasmën e Beren Saat (Bihterit), po i vazhdojnë pushimet në ishujt e Greqisë.

Duke qenë se aktori ka fituar famë përtej Turqisë, është gjendur përballë pararacëve edhe në Greqi, nga ku e kanë fotografuar në çaste intime me të dashurën.Kuzeji 2

Thuajse në të gjitha fotot, shihet se Kivanc nuk ia ndan sytë stilistes.

Çifti është njohurgjatë xhirimeve të serialit të suksesshëm “Dashuri e Ndaluar”, ku në fillim kanë qenë miq, një miqësi që më pas u kthye në një romancë të bukur dashurie.

M. Sejdini