Padyshim që tifozeria kuq e zi, ka qenë një ndër vlerat e shtuara të kombëtares shqiptare në këtë Europian.

Në çdo ndeshje të luajtur nga Shqipëria, kanë qenë më mijëra fansat që i kanë ndjekur në stadium dhe që kanë mbushur rrugët e qyteteve franceze me ngjyrat kuq e zi.

fansi i ndeshjes

Por në ndeshje e djeshme kundër Rumanisë, ku stadiumi i Lion-it ishte mbushur me shqiptarë të çdo treve, në sy ka rënë ky fans me emrin Dorin.

fansi

Ai është përzgjedhur nga faqja e fansave Orange, e cila është në kërkim të çdo ndeshjeje të një tifozi të zjarrtë dhe që e shfaq atë dhe në ekranet e mëdha që ndodhen në stadium./tvklan.al