I sapo hedhuri në treg Samsung Galaxy S8 ende nuk është përhapur mirë ende, ndërsa thashethemet dhe konceptet e para të pasardhësit e tij Samsung Galaxy S9, janë duke pushtuar portalet teknologjike.

Sipas fotove që qarkullojnë në internet, smartphone i ri i Samsung do të jetë i mahnitshëm ku 95% do të zihet nga ekrani  5.8 inch, 4K AMOLED Infinity Display, Snapdragon 845 CPU, dy kamera të pasme me 12MP, 6 dhe 8 GB RAM dhe kamerën e përparme 8MP.

Sipas Concept-Phones, Samsung Galaxy S9 ka një ekran që shkon deri në fund dhe ballina e lartë e pajisjes është shkurtuar në mënyrë drastike, me një kamerë të vogël për selfie./tvklan.al