Aeroportet janë ndër zonat më të rrepta të kontrollit të sigurisë. Gjatë viteve të fundit, industria e aviacionit është përballur me raste terrorizmi. Kjo ka bërë që të forcohen edhe masat e sigurisë nëpër aeroporte.

Stafi ka vendosur disa rregulla të rrepta që duhet të zbatohen nga udhëtarët. Ekziston një kod sekret që mund të dëgjoni në aeroport nëse ka një alarm për sigurinë.

 Kodi BRAVO është termi që përdoret nga autoritetet për të komunikuar një kërcënim sigurie. Këtë kod mund ta dëgjoni edhe në ndonjë rast stërvitje të autoriteteve në aeroport, që zakonisht kryhet të paktën një herë në vit.

Një pasagjer amerikan ishte dëshmitar i një stërvitje të tillë. Joe Sharkey tha se agjentët e policisë nisën të bërtisnin Kodi Bravo dhe urdhëruan të gjithë udhëtarët që të mos lëviznin. Kjo ndihmon stafin që të neutralizojë me shpejt dhe më me lehtësi autorin e ndonjë vepre penale.

Por, në aeroporte nuk është vetëm kodi Bravo që mund të dëgjoni. Kodi Adam përdoret në rastet për të njoftuar stafin se një fëmijë është zhdukur apo ka humbur. /

tvklan.al