1

Ky është Carl Thomson, njeriu më i shëndoshë në Britani, me peshë trupore 412 kilogram.

Prej vitesh ai ka qëndruar në shtëpinë e tij, në krevat, i cili sipas The Sun, ishte e gjithë bota për të. Shëndeti i tepërt i Thomson erdhi si pasojë e fiksimit të tij pas ushqimit.

Ai ka shpenzuar 22.000 stërlina duke konsumuar ushqime të gatshme, për 6 vjet me radhë, që pas ndarjes nga jeta e nënës së tij.

2

Jeta e obezit britanik do të transmetohet së shpejti në një dokumetar të Channel 5, për të cilin ai ka folur disa kohë më parë.

3

Në 21 qershor 2015, disa javë pas përfundimit të xhirimeve për dokumentarin, Carl Thomson u gjet i vdekur në dhomën e tij, në moshën 33- vjeçare./tvklan.al