Është pjesë e Librit të Rekordeve Botërore, pasi konsiderohet se njeriu më i vjetër në botë.

 Mahashta Mûrasi, 182 vjeç nga qyteti i Bangalore i Indisë Veriore, jeton i vetëm, pasi edhe një pjesë e mirë e stër nipërve ka ndërruar jetë.

Mûrasi ka lindur më 6 janar 1835, në Bangalore, por lidhur me datën ka pretendime të shumta.

Një mjek e ka pyetur 182 – vjeçarin se sipas tij, kush është sekreti i jetgjatësisë së tij.

“Gjithë jetën time kam pirë ujë të freskët dhe jam ushqyer vetëm me fruta dhe perime. Këshilla ime është që të ushqeheni shëndetshëm për një jetë më të gjatë”,-

ka thënë ai./tvklan.al