Kylie Jenner ka vendosur të bëjë tatuazhin e tretë dhe këtë herë zgjedhja e saj ka qene e veçantë. Më  e vogla e klanit Kardashian ka shkruar në krah emrin e gjyshes, mamasë së Kris Jenner dhe shkrimi me të cilin është bërë tatuazhi i përket gjyshit të saj.

Mary Jo, shkruhet në tatuazhin e saj të ri, i cili është realizuar me ngjyrë të kuqe.

kylie 1

E pyetur përsë kishte zgjedhur pikërisht këtë ngjyrë, Kylie u shpreh sepse është e veçantë.

“Doja ti nderoja të dy ata”, – shkruajti 18 – vjeçarja  duke theksuar se ky tatto ishte një formë respekti ndaj gjyshërve./tvklan.al