9

Nuk është sekret që motrat Kardashian konkurojnë njëra– tjetrën.

Pas Kim, radhën e ka 18 – vjeçarja Kylie Jenner, e cila ka realizuar një set fotografik tepër të nxehtë për revistën Interview”.

E veshur me lateks dhe me të pasmet jashtë, këto foto janë tepër të ngjashme me ato që motra e saj e madhe Kim realizoi vitin e shkuar për revistën “Paper”.

kim

Kylie do të jetë në kopertinën e “Interview” për dy numra (Dhjetor/Janar), ndërsa fotot shoqërohen edhe nga një intervistë e gjatë rreth saj.

“Harper’s Bazaar” sjell një pjesë të kësaj interviste të 18 – vjeçares, e cila shfaqet shumë ndryshe nga perceptimi që ka publiku për të. Ja çfarë thotë ajo kur vjen puna te make – up:

“Nuk do të doja të përdorja kurrë make up, sepse e urrej. Kohët e fundit nuk e duroj dot. Mendoj se jam shumë e re për të përdorur tualet të rëndë. Është i dëmshëm për lëkurën, por duke qenë se jam gjatë gjithë kohës duke bërë foto apo duke marë pjesë në evente të ndryshme, sigurisht që dua të dukem mirë”, rrëfen Jenner për revistën. /tvklan.al