Një djalë kishte vendosur një kamera të fshehtë në pyll për të kapur foto të kafshëve por ajo që pa e la pa fjalë. Pasi ai mori LSD filloi të vraponte lakuriq në pyllin polak duke imituar sjelljet e tigrave.

Më vonë pasi djali dhe disa roje pylli e morën kamerën aty u shfaq një burrë lakuriq i identifikuar si Marek H, nga Republika Çeke, i cili kishte pirë LSD (lloj droge), për të kuruar depresionin e tij.

3AF6910800000578-0-image-a-55_1480784015946

Ata ia dorëzuan fotot fotot menjëherë policisë.

21-vjeçari rrëfeu se kishte marrë LSD. Ai shtoi se e kishte ndjerë menjëherë efektin e saj dhe ishte kthyer në një tigër siberian. Ai i tha policisë se personaliteti i tij i vërtetë ishte zgjuar dhe se kishte patur gjithmonë lidhje me atë kafshë.

Marek rrëfeu se ai kishte nuhatur një aromë dhe kishte filluar ta ndiqte.

3AF6910F00000578-0-image-a-48_1480783975280

Për 8 orë besohet se ai ka udhëtuar 17 kilometra përreth kufirit të Republikës Çeke, në zonën e pyllit. Për shkakun se ai nuk kishte patur drogë me vete, nuk u dënua dhe nuk u përball me akuza të tjera./tvklan.al