“La La Land” plotëson parashikimet dhe merr 14 nominime për Oscar në ceremoninë qe u mbajt ne Los Angeles.

“La la Land” mes te tjerash u nominua për regjinë më të mirë, filmin më të mirë dhe skenarin origjinal më të mirë.

Ndërsa, dy protagonistët Emma Stone dhe Ryan Gossling ishin të dy në listën e të nominuarve për aktorët më të mirë protagonistë.

Filmi musical “La la Land” kap kështu të njëtin rekord nominimesh që në të kaluarën e kanë arritur “Titanic” dhe “Gjithçka Për Even”.

Ndryshe nga herët e tjera, nominimet nuk u shpallën live nga fitues të mëparshëm të çmimit Oscar, por përmes videove të regjistruara.

Fituesit e çmimeve Oscar shpallen me 26 Shkurt dhe ceremonia do të drejtohet nga Jimmy Kimmel./Tv Klan