A new mile-long (1.61 km) programmable lightband is unveiled at Los Angeles International Airport on July 21, 2015. The polychromatic LED lightband, along with 91 new sculptural light poles (top), represent completion of Phase II of the airport's 118 milion USD facelift which began last year. The unveiling's specially created light show was programmed with the multi colors of the Special Olympics World Summer Games which open on July 25 in Los Angeles. AFP PHOTO / ROBYN BECK / AFP / ROBYN BECK

Mirësevini në terminalin ku vetëm 1 % e popullsisë mund të udhëtojnë! Kështu ironizon roja i aeroportit të Los Angeles, teksa jep lajmin për gazetarët.

Paparacët e mbledhur janë mbajtur në distancë nga një prej terminaleve, i cili është tashmë i rezervuar vetëm për yjet e sportit, muzikës dhe miliarderët.

Duket si një film fantastiko – shkencor, shkruan GQ Italia, që përshkruan një shoqëri të dyzuar, në të cilën popullata është e ndarë rreptësisht në një klasë të privilegjuar dhe në një jo të tillë.

Aeroporti hollivudian shumë shpejt do t’i ndajë yjet nga njerëzit e thjeshtë.

Ky terminal, do t’ju ofrojë lehtësira personazheve të njohur dhe biznesmenëve dhe do t’i shoqërojë ata nga njëri avion në tjetrin për udhëtime të gjata. Nëse njërit prej këtyre personazheve do i duhen 60 hapa për të arritur në destinacion, një njeriu të thjeshtë i duhen mesatarisht 2000 të tilla.

Përdorimi i zonës do të ketë një kosto mesatare nga 1500 deri 1800 dollarë për pasagjerë.

Një terminal i ngjashëm do të ndërtohen në New York dhe me shumë mundësi në Miami, San Francisco, Chicago e Dallas./tvklan.al