Kjo është Edlira Lame administratorja e një firme që prodhonte raki dhe verë në Skrapar, të cilën e kishte kthyer në laborator për përpunimin e kanabisit. Ajo është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Togat e zeza e kanë cilësuar të ligjshme ndalimin dhe deri në fund të hetimeve 42-vjeçarja do të qëndrojë në qeli. Por Lame nuk ka pranuar akuzat e ngritura duke sqaruar se ai biznes nuk administrohej nga ajo, por nga një tjetër person. Në burg është lënë dhe vëllai i Edlira Lames,  Muhamed Kadiu.

Ai u prangos pasi në furgonin e tij u gjetën pajisje të njëjta me ato që u gjetën në fabrikë. Policia ditën e operacioni  gjeti në fabrike rreth 20 mijë dollarë, të cilët sipas të arrestuarve janë para të fituara nga shitja e rakisë dhe verës. Sipas, Prokurorisë laboratori ishte nga me modernët e gjetur ndonjëherë në vendin tonë.

Ai ishte i pajisur me mjetet më moderne sa i përket ndriçimit, ngrohjes dhe vaditjes së bimës narkotike. 2 mijë rrënjë janë gjetur të mbjella në vazo të mëdha. Bashkë me to u gjeten sasi e tharë që sipas policisë është rreth 2 kilogram. 

Tv Klan