Për meritë të Laçit por pak edhe për zgjedhje të vetën, Skënderbeu nuk e festoi sigurimin e titullit kampion.

Festa u shty dhe me shumë mundësi do të zhvillohet në Korçë, nën sytë e tifozërisë vendase. Skënderbeu shënoi dy gola në pjesën e parë me Sowe e cila përfundoi 2-1 pasi Lulaj shkurtoi diferencën për Laçianët.

Në pjesën e dytë dygolëshi i Reginaldos i dha Laçit fitoren që e ngjit në vendin e 4. Kukësi nuk hezitoi përballë Lushnjës. Sindrit Guri kaloi vendasit në avantazh, në minutën e 33, ndërsa 3 minuta më pas Pepa barazoi shifrat me 11-metërsh. Në pjesën e dytë ishte Amin Balde që shënoi golin e dytë për skuadrën e Pacult, që tashmë ka siguruar edhe matematikisht një vend në kualifikueset e Europa League.

Kamza, mundi të marrë një pikë në shtëpinë e vet përballë Luftëtarit në takimin që përfundoi pa gola. Kamza është në vendin e 7 ndërsa Luftëtari në të tretin.

Tv Klan