MilanLacio është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Ekipi kryeqytetas ka mundur me rezultatin 1 – 0 Milanin në takimin e zhvilluar në San Siro.

Goli është shënuar nga Bilja me 11-metërsh.

Lacio ka luajtur të gjithë pjesën e dytë me 10 futbollistë, pasi Lorik Cana la fushën kur mori kartonin e dytë të verdhë.

Kundërshtari i Lacios do të përcaktohet pas sfidës Napoli – Inter.

Faza gjysmëfinale në Kupën e Italisë zhvillohet me sistem vajtje – ardhje.

Tv Klan