Të gjithë ata që po presin të marrin në dorë iPhonët e rinj të Apple në ditën e prezantimit, më 12 Shtator, mund të zhgënjehen.

Sipas “Ëall Street Journal”, anomalitë në procesin e prodhimit mund të çojnë në mungesa furnizimi dhe vonesa në shpërndarjen e iPhonëve pas prezantimit të tyre javën që vjen.

Lajmi për vonesa të mundshme për iPhone 8 – i cili shënon dhe 10 vjetorin e të iPhone-it të parë që revolucionarizoi telefonët celularë – solli rënien e vlerës së aksioneve të Apple-it me 0.4 për qind.

Sipas raporteve mediatike anomalitë në procesin e prodhimit pritet të vonojnë shpërndarjen e iPhoneve me rreth një muaj.

Por, nuk është ende e qartë nëse vonesat do të ndikojnë ndjeshëm në shitjet e  kompanisë më të vlefshme në botë.

Sipas analistëve të teknologjisë, kjo nuk pritet të ndikojë në vendimin e njerëzve për të blerë iPhonët e rinj, pasi përdoruesit e Apple njihen për besnikërinë e tyre ndaj markës.

iPhone 8, i cili pritet të prezantohet sëbashku me iPhone 7s dhe iPhone 7s Plus javën që vjen, pritet të kushtojë deri në 1000 dollarë./tvklan.al