Për të gjithë nostalgjikët e grupit “Spice Girls”, ato të bashkohen. Sipas “the Sun”, 5 vajzat pritet të nxjerrin një album vitin që vjen. Ato do të jenë bashkë në një emision televiziv ku do të flasin për arritjet e tyre, por edhe objektivat.

Pas shumë diskutimesh dhe thashethemesh ndër vite, më në fund Victoria Beckham, Mel C, Mel B, Geri Horner dhe Emma Bunton ranë dakord të bashkohen. Inisiatorja ka qenë këngëtarja Mel C, e cila së bashku me krijuesin e “Spice Girls”, kanë punuar në fshehtësi për të mbledhur vajzat për herë të fundit.

Grupi i mirënjohur anglez ka thyer një sërë rekordesh. Ai numëron rreth 85 milionë shitje në të mbarë botën. Këngët e tyre më të famshme janë “Wannabe”, “Say you’ll be there” dhe “Viva Forever”.

Klan Plus

Përgatiti: Xh.Kuta