Të gjithë e mbajnë mend nënën e Elifit në Serialin “Diamante dhe Dashuri”. Media turke raporton se pavarësisht se konkurron me vajzat e reja për pamjen e jashtme, 73-vjeçarja Nebahat Çehre po përballet gjithnjë e më shumë me harresën.

Sipas gazetës “Gunes”, ajo tashmë është kapluar nga frika e Alzheimerit.

Çehre njihet për rolin e Zerrin  në serialin “Diamante dhe Dashuri” dhe për rolin e Hafsa Sultan në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”. Ajo ka luajtur në shumë seriale dhe filma turq, përfshirë edhe serialin “Dashuri e Ndaluar”.

Burime pranë aktores thanë se ajo gjithnjë e më shumë po harron. Gjendja duket të jetë përkeqësuar me të afërmit që e kanë këshilluar të marrë edhe trajtimin e nevojshëm për sëmundjen e Alzheimerit. /tvklan.al