Një gotë birrë në ditë ndihmon në shëndetin e zemrës.

Kështu shprehen shkencëtarët e Institutit Neurologjik Mesdhetar në Itali, sipas të cilëve, konsumi i një sasie të moderuar birre çdo ditë, ul me plot 25 përqind rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Ekspertët analizuan të dhënat e më shumë se 150 studimeve dhe dolën në konkluzionin se konsumi i rreth 700 mililitrave për meshkujt dhe gjysma e kësaj sasie tek femrat, ka efekte pozitive në shëndetin e zemrës.

Ata konkluduan gjithashtu se konsumi i kësaj sasie në ditë, nuk ndikonte në shansin e njerëzve për t’u prekur nga dementia, kanceri apo sëmundje të tjera. /tvklan.al