#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 25 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headlines 25 Nëntor 2022
430 KG kokainë në laboratorin e frakullës, SPAK zbulon internerarin.
430 kilogramë kokainë me vlerë 40 milione euro u kap gjatë operacionit të një nate më parë në Frakull të Fierit. Hetimet zbuluan se organizatorët kishin një vit që planifikonin trafikimin e drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë nerpermjet plehrave kimike.

Parlamenti miraton Portin e Durrësit, Alabbar: Projekti më i mire deri tani.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 vota pro marrëveshjen për projektin e ndërtimit të portit turistik të Durrësit. Muhamed Alabbar thotë se ky është projekti më i mirë ndër dhjetra projekte të tjera të ndërtuara prej tij në vite.

Berisha: Protesta e 6 dhjetorit, pro BE. Njerëzit e Ramës, pas drogës në Fier.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmon se protesta e 6 Dhjetorit do jetë proeuropiane dhe kundër qeverise. Ai thote se pas kokaines së kapur në Frakull të Fierit qendrojnë njerëzit e Edi Ramës.

Shqipëri-Kosovë, 2 parlamentet mblidhen për here të pare me 27 nëntor.
Pas 8 mbledhjeve te perbashketa te 2 qeverive, Shqipëria dhe Kosova mbledhin më 27 nëntor edhe dy parlamentet. Mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Shqipërisë në vigjilje të 110 vjetorit të shpalljes se pavarësisë.

Macron nën hetim për tendera, favorizoi firmën amerikane që i bëri fushatën.
Presidenti Emanuel Makron mund të jetë përfshirë në afera korruptive. Prokurorët francezë dyshojnë se ai ka favorizuar në tendera një kompani amerikane konsulence, që ofroi shërbime falas për fushatën e tij presidenciale.
Botërorit i bie shikushmëria. Shkak kryesor, oraret e ndeshjeve.
Periudha në të cilën po mbahet botërori i Katarit ka ndikuar në shikueshmërinë e ndeshjeve. Shifrat rezultojnë në rënie të ndjeshme në krahasim me botëroret e tjerë. Ndërsa ne arsyet kryesore renditet edhe orari në të cilin zhvillohen ndeshjet

Kënga Magjike, 23 finalistë për Internacional Grand Final.
Petrigjiozja Nju Jork Post i kushton një artikull të vecantë Këngës Magjike të cilin e krahason me “American Idols”. Të shtunën, në skenen Pallatit te Koncerteve do të ngjiten 23 kengetaret finaliste qe u perzgjodhen nga juria dhe publiku