Të gjithë ata që këtë të martë janë nisur apo po planifikojnë të shkojnë drejt Jugut të vendit, lajmi i mirë është që në drejtim të Llogarasë nuk ka fluks automjetesh, ndaj dhe mund të lëvizni të qetë, pa u shqetësuar për trafikun.

Në një njoftim për mediat, Policia e Vlorës thotë se në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik, këtë të martë, qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Vlorë – Llogara vazhdon normalisht pa asnjë problem.

“Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e qarkullimit në këtë aks rrugor, duke planizuar shërbimet e Policisë së Qarkullimit Rrugorë së bashku me shërbimet e rendit përgjatë gjithë këtij aksi, me qëllim  rritjen e sigurisë rrugore dhe normalizimin e trafikut”,

thotë policia në një njoftim të sajin./tvklan.al