“Lajmëtari i Zotit” që parashikoi Trump-in President: Tani shpërthen Lufta III Botërore

Një fallxhor që pretendon se ka parashikuar me saktësi presidencën e Donald Trump thotë se e di ekzaktësisht se kur do të shpërthejë Lufta III Botërore.

I vetëshpalluri “lajmëtar i Zotit”, Horacio Villegas beson se lufta bërthamore do të shpërthejë në 100 vjetorin e vizitës së Virgjëreshës Mari tek Zonja Fatima. Siç shkruan e përditshmja “Mirror”, Villegas pretendon se e ka parashikuar ardhjen në pushtet të Trump që në vitin 2015.

Ai mësohet se ka parashikuar që biznesmeni miliarder do të shndërrohej në “mbretin iluminati” që do ta “çonte botën në Luftën III Botërore”.

Fatkeqësisht, një pjesë e profecive të tij janë bërë realitet. Villegas paralajmëroi se Presidenti amerikan do të sulmonte Sirinë, një fakt që ndodhi në fillim të këtij muaji, kur Trump lëshoi një sulm të fuqishëm ajror në Homs. Ai parashikoi gjithashtu se ky konflikt vdekjeprurës global do të bëjë bashkë Rusinë, Korenë e Veriut dhe Kinën. Kjo profeci besohet nga shumë se është vetëm çështje javësh larg.

Thuhet se Zonja Jonë, një tjetër emër për Virgjëreshën Mari, nëna e Jezusit, e vizitoi Fatiman në Portugali në gjashtë raste të ndryshme. Vizita e parë besohet se ka ndodhur më 13 Maj të vitit 1917.

Kjo ishte dita që sipas katolikëve, Zonja Jonë paralajmëroi njerëzimin se nëse kërkesat e saj për ta kthyer Rusinë në besimin katolik nuk ndiqeshin, Zoti do ta përdorte këtë vend për të sjellë shkatërrim në botë.

Villegas është i bindur se lufta do të shpërthejë në 100 vjetorin e kësaj vizite, në më pak se katër javë nga sot.

Vizita e fundit thuhet se ka ndodhur më vonë gjatë atij viti, më 13 Tetor të 1917, kur ajo besohet të ketë deklaruar: “Lufta do të mbarojë dhe ushtarët do të kthehen së shpejti në shtëpi”.

Fallxhori në fjalë beson se Lufta III Botërore do të përfundojë në 100 vjetorin e kësaj date./tvklan.al


Kategori
KurioziteteTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*