Nuk është vetë lakuriqësia ajo që në krijimet e Meri Files tërheq vëmendjen por elementë që ajo i vesh. Pas provokimit me “Katarsis” dhe “Pa titull”, artistja ri-shfaqet, këtë herë si kuratorja e një ekspozite që nuk mund të konceptohej pa trupin e zhveshur të femrës.

Veten e përfaqëson me një vizatim dhe ai është  “Methamorfozis”.

Në “Lakuriqësi” sjellin reflektimin e tyre artistik, jo domosdoshmërisht përmes zhveshjes edhe nëntë të rinj të tjerë.

Krijimet në vizatim e pikturë të prezantuara në galerinë “Kalo” do të qëndrojnë aty deri në javën e parë të Majit. 

Tv Klan