Familjarët dhe miqtë humbën njeriun e dashur… muzika, kompozitorin brilant, media, artistin e vërtetë. Politika, njeriun që nuk ia kurseu kritikat për vendimmarrjet e gabuara në art e kulturë dhe njerëzit e thjeshtë, personalitetin, me krijimet e të cilit u rritën.  

E sotmja në hollin e Radio Televizionit Shqiptar, ishte një lamtumirë e parakohshme për Aleksandër Lalon. 68 – vjeçari energjik, me karakterin e tij të drejtpërdrejt vazhdonte të krijonte dhe të ishte i angazhuar si kritik i muzikës.

“Tipari më dallues të cilin ne e kemi shquar ishte përkorja që ai kishte për të bërë muzikë të bukur, si për këngët, si për muzikën e filmave, si për muzikën e dhomës, qoftë për atë simfonike.”

Angazhimi i tij i fundit ishte në “C’est la vie” në ekranin e Televizionit Klan, në rolin e kryetarit të jurisë të një spektakli që si lajtmotiv ka cilësinë dhe profesionalizmin në gjininë e këngës.

Rrugëtimi i mjeshtrit të kompozimit thotë miku i tij i ngushtë Petrit Ruka, u ndal, në një çast frymëzimi.

“Lalo ishte lajm me çdo këngë të tij, bëhej lajm grindja e tij me pushtetet. “

Poetit të tastierës siç e quan Kryeministri Edi Rama në një dedikimin të tijin në rrjetet sociale iu dha lamtumira e fundit nën tingujt e muzikës që ai diti ta bënte shumë mirë.

Tv Klan