Lamtumirë e trishtë për gjigandin Bolt



Një javë pas zhgënjimit në garën e 100 metrave, Usain Bolt nuk arrin të përfundojë as stafetën e 4 herë 100 metrave për meshkuj. Xhamajkani që kishte vrapimin e fundit drejt finishit u shemb në tartan pak sekonda pasi kishte marrë stafetën.

Bolt pësoi një dëmtim të muskujve që e la për disa minuta të shtrirë në pistë. Stafeta 4 herë 100 ishte gara e fundit e karrierës së tij, por fati i rezervoi një fund të hidhur rekordmenit olimpik dhe botëror që për më shumë se një dekadë vendosi hegjemoninë në garat e shpejtësisë.

Kështu vrapimi i lamtumirës për njeriun më të shpejtë në planet u kthye në një moment të dhimbshëm dhe prekës që bëri xhiron e botës. Ndaj organizatorëve të garës nuk munguan akuzat. Atletët e tjerë xhamajkianë thanë se qëndruan për 40 minuta në nxemje, diçka që sipas tyre pati pasoja për garën. Para stafetës së 4 e 100 metrave organizatorët zhvilluan ceremonitë e dhënies së mediave për disa atletë.

Dëmtimi i Bolt u dha mundësinë britanikëve të fitojnë për herë të parë stafetën e 4 herë 100 metrave në botërorin e Londrës, duke lënë pas amerikanët dhe japonezët.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreSportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*