Një dedikim të cilin Tefta Radi edhe pse në ditën më të trishtë të saj, e ndau me familjarët, miqtë artistë, bashkëpunëtorët në ceremoninë e lamtumirës së Françesk Radit.

Mirënjohja e fundit për këngët që Franko i dhuroi muzikës së lehte shqiptare, iu dha në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, ku vitet e fundit ishte redaktor muzike në krijimtarinë muzikore të Radio Tirana.

Përveç kitarës, bashkëpunëtorja e përhershme, Françesk Radi pati disa bashkëpunime. Më i njohur është me Mariza Ikonomin në këngën “Telefonatë zemrash”.

Ndërsa për mikun e ngushtë, Enver Shëngjergji, Franko ishte artisti perëndimor në kohët e vështira të diktaturës.

Artisti që përbëri edhe modelin në karrierën e Françesk Radit, që pëlqimin e publikut dhe kritikës e morri që me këngët e para në fillim të viteve ’70 me “Adresa” apo “Biçikleta”. Rikthimi në Tiranë, pas dhjetë vite si mësues muzike në Fushë-Arrëz të Pukës ku e emëroi Partia, Franko do të përsëriste suksesin e nisur me krijime si “Rroku i burgut”, “Zemër e lodhur” apo “Humba pranverën”, stinë të cilës kantautorit i la lamtumirën në moshën 67 vjeçare.

Tv Klan