Të gjithëve na zë gripi, shpesh më shumë se dy herë në vit. Djegie fyti, teshtima, sekrecione në hundë, kollë etj, sigurisht të gjithë mezi presim që kjo gjendje të kalojë.

Por në një të ardhme të afërt, kjo sëmundje mund të jetë thjeshtë pjesë e së shkuarës.

Ekspertët në Universitetin Lancaster besojnë se një vaksinë e re universale mund të parandalojë përhapjen e gripit dhe të na mbrojë nga përhapja e tij në të ardhmen.

Kjo vaksinë do të ofrojë mbrotje deri në 88 përqind nga përhapja e gripit të zakonshëm nëpër botë.

Dr. Petro Reche tha se një vaksinë universale kundër gripit është mëse e mundur për t’u krijuar, pasi të gjithë përbërësit e nevojshëm ekzistojnë dhe janë të testuar.

Tashmë shkencëtarët janë në kërkim të partnerëve në industrinë farmaceutike për të sintetizuar vaksinën e tyre në laborator./tvklan.al