Kryeministri ka bërë publik projektin që po realizohet në vend-grumbullimin e mbetjeve në Sharrë. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se projekti do të ketë zero impakt negativ për ajrin dhe shëndetin.

“Ky është modeli që ne do të sjellim

” – shkruan Rama –

“për të zhbërë mallkimin e plehrave jo vetëm në Tiranë, Elbasan e Fier, po edhe së shpejti në Durrës e më tej në gjithë Shqipërinë”.

Kryeministri kërkon që të bëhet krahasimi mes asaj që u tha për këtë projekt dhe atë që po realiziohet.

“Ju ftoj që të mos dëgjoni zhurmën e kënetës, por thjesht t’u besoni syve tuaj dhe fakteve kokëforta të dobisë së jashtëzakonshme të këtyre nismave, për Shqipërinë e pastër Europiane që duam për femijët tanë

“, shkruan Kryeministri.

Tv Klan