Një hetimi administrativ i ministrisë se Drejtësisë në lidhje me pronën prej 45 mijë metrash katrorë ku kompania “Omnix Albania” do të investonte 450 milionë dollarë në Gjirin e Lalëzit, ka zbuluar disa përgjegjësi të institucioneve shtetërore.

Ministri Ylli Manjani i bëri vetë publike rezultatet, duke u shprehur i revoltuar me procedurën gjyqësore, dhe mosankimimin e vendimit nga Avokati i Shtetit dhe Bashkia e Durrësit.

Ministri Manjani tha se pronari i tokës, Pal Selçuni, që e ka pretenduar këtë pronë për vite me radhë, nuk kishte mundur ta regjistronte atë në Hipotekë dhe se për këtë arsye i ishte drejtuar Gjykatës me një kërkesë për t’ia njohur.

Selçuni pretendon se këtë pronë e ka të trashëguar, se për të s’ka patur asnjëherë pretendime nga të tjerë dhe se mbi këtë fakt e ka mbështetur kërkesën drejtuar Gjykatës.

Ai ka mohuar të ketë patur konflikte me kompaninë “Omnix Albania”, e cila u largua nga Shqipëria pasi përfaqësuesi i saj në Tirane u rrah barbarisht me 10 shtator në rrugën Tirane – Rinas. /TV KLAN