Largimi nga vendi i aksidentit, 26 raste në gjysmën e dytë të vitit 2016



Gjysma e dytë e vitit të kaluar, veç aksidenteve të ndryshme rrugore me pasoja në jetë njerëzish, apo edhe me karambole me dëme materiale, kishte si tendencë edhe largimin e mjeteve nga vendi i aksidenteve.

Drejtuesit e Policisë Rrugore të Tiranës thonë se pavarësisht se ka pasur dëme në njerëz apo jo, janë marrë nën hetim edhe ata drejtues mjetesh që kanë dëmtuar mjetet e personave të tretë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë së Tiranës, që prej Korrikut të këtij viti, janë shënuar 178 raste aksidentesh, me të plagosur lehtë dhe dëme në automjete. Ndër to, Policia Rrugore ka zbuluar dhe identifikuar 170 autorë aksidentesh.

Prej këtyre aksidenteve, Policia e Tiranës thotë se vetëm tetë raste kanë mbetur të paidentifikuar, por këto raste i përkasin aksidenteve të denoncuar nga pronarë mjetesh që iu janë dëmtuar automjetet nga persona të tretë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në disa prej këtyre aksidenteve të hetuara nga policia janë vënë re se drejtuesit e mjeteve kanë qenë në gjendje të dehur. Për këtë shkak, policia ka ashpërsuar ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që lëvizin pa leje drejtimi, apo në gjendje të dehur.

Vetëm përgjatë muajve Nëntor – Dhjetor, Policia Rrugore ka arrestuar më tepër se 90 persona të kësaj kategorie.

Tv Klan

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*






Emisione