Gjatë foltores me demokratët në Rrëshen, ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën në lidhje me dosjen “Muzin”. Lideri historik i demokratëve tha se me këtë dosje, Basha dënohej në Shqipëri dhe SHBA dhe për këtë arsye u vu para zgjedhjes: Të largonte Sali Berishën ose të dorëzonte veten. Berisha tha se Basha zgjodhi të parën, por shtoi se afera “Muzin” nuk do të mbyllet kurrë dhe do ta ndjekë kryedemokratin gjithë jetën.

“Lulzim Brava po përdor këto kohë kartën e proamerikanit. Unë u them ju, të gjithë për një moment, le ta provojmë që ai jo është proamerikan, por ta zemë që ka një pasaportë amerikane. Prapë se prapë ai është njeri i inkriminuar. Në ligjet amerikane ai do shkonte në burgjet më të egra të SHBA për ato që ka bërë. Ai është implikuar me dosjen Nick Muzin. Dosja “Nick Muzin” është një nga dosjet, historitë më kriminale në lobim. Ai ka bërë transferta të dënueshme me ligjet amerikane dhe shqiptare dhe ka mashtruar. Atij në Shqipëri ia mbylli Edi Rama procesin. Në SHBA, kur prokuroria shqiptare kërkoi dosjen e Nick Muzin, dëshminë e tij, i cili ishte një person i ngatërruar në një seri historish të tjera. Dosja erdhi, “Lulzim Brava” u thirr dhe iu tha, këtu në Shqipëri me këtë dosje dënohesh të paktën 12 vjet, por akoma më rëndë dënohesh atje. T’ia u them haptas se unë do jua them ju. Zgjidhe e merr: Ose largo Sali Berishën ose dorëzo veten tënde. Natyrisht pranoi të parën. Dakord e pranoi. Por a e zgjidhi problemin? Jo, sepse vërtetë zonja arriti një marrëveshje me “Peng Bashën”, por SHBA janë vendi i lirisë. Ajo aferë nuk mbyllet kurrë. Ajo do ta ndjekë gjithë jetën”, tha Berisha.

Akuza Berisha pati edhe për dosjen “Toyota Yaris”.

“A u pagua Lul Brava për të dekonspiruar operacionin. U nisën 5 milionë apo 2 milionë dhe Lul Bava ka dorë në 2 mln? Ato duhej ti sqaronte Prokuroria e Tiranës. Rama nuk e lejoi. Rama mbylli dosjen duke dënuar vetëm një person, por prokuroria e Belgjikës e ka thirrur 5 herë dhe do ta thërrasë edhe 10 herë derisa t’i japë ndëshkimin e merituar”, tha Berisha.

Berisha tha se në këtë betejë nuk ka asgjë personale, pasi të vetmen betejë që ka të tillë e ka dërguar në gjykatë ku ka paditur sekretarin e DASH për shpifje. Berisha u shpreh se është i pamposhtur para së vërtetës.

“Nuk na impresionon fare se qenka proamerikan. Çdo pro të jetë ky është një person i përshtatshëm para ligjit për të shkuar aty ku do shkojë. Nuk ka asgjë personale në këtë betejë. Jo moj jo. Atë Çështjen personale e kam dërguar në gjykatë dhe e kam paditur për shpifje dhe do ti qëndroj në fund. Është shprehja e famshme, ndihma e Zotit, pushka e Hotit. Edhe unë, ndihma e Zotit, penda ime. Kur mos ti dal zot vetë unë dinjitetit tim nuk meritoj të ekzistoj. Dal dhe jam i fortë e i pamposhtur para së vërtetës. Nuk kam nevojë për mbështetjen e askërrkujt. Po luftojmë bashkë me ju për të rikthyer pluralizmin. Ky është misioni”, u shpreh Berisha./tvklan.al