Largohen nga puna tre drejtorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qarkun e Korçës, Dibrës dhe Lezhës.

Largimi i tyre nga puna erdhi pas evidentimit të dy ditëve të fundit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimore.

Sipas Autorit Kombëtar të Ushqimit në të gjitha drejtoritë rajonale ka nisur auditimi për aktivitetin e çdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejtues e deri tek roli bazë në AKU, për të mos toleruar asnjë rast në mos përmbushjen e garantimit e sigurisë ushqimore në vend.

Tv Klan