PAULIN ZEFI

Drejtori i Kulturës në Lezhë është shkarkuar nga puna. Ministria e Kulturës, rendit tre arsye për masën e ndërmarrë. Njëra është për daljet publike, pa lejen e zyrtarëve të dikasterit të kulturës.

Vetë Paulin Zefi thotë se shkarkimi erdhi pasi kundërshtoi vendosjen e pllakës së Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalasë së Lezhës.

Ish – Drejtori i Kulturës në qytetin e Lezhës, thotë se ndaj tij janë marrë 3 masa disiplinore, por ai nuk ka firmosur asnjërën prej tyre.

Pas vendosjes në portën hyrëse të Kalasë, pllakati u dëmtua disa herë nga persona ende të panjohur për policinë.

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Shkodrës, vendosën heqjen e saj me qëllim restaurimin. Pllaka në gjuhën osmane ngjalli reagimin e studiuesve dhe specialistëve të monumenteve të kulturës.

Disa prej tyre kërkuan zhvendosjen, nën argumentin që vendi i pllakës me mbishkrimin osman, nuk është ai në hyrje, por në një kënd tjetër të Kalasë së Lezhës.

Tv Klan