Xhovani La Kamera nuk është më një lojtar i Partizanit. Mesfushori italian ndërpreu kontratën me të kuqtë.

La Kamera është aktivizuar në 10 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

33-vjeçari i afruar gjatë merkatos së verës është largimi i pestë nga ekipi kryeqytetas prej momentit kur në stol u rikthye Sulejman Starova.

Ai zëvendësoi Mark Julianon pas rezultateve të dobëta të italianit si trajner te Partizani.

/Tv Klan