Laura

Me crazy se Nicki Minaj dhe Iggy Azalea kështu thotë Laura Nezha në këngën e re, “Luv that” Bukuroshja që ka dalë nga “Gjeniu i Vogël” në Tv Klan po kthehet në një sensacion.

Më muzikë nga “Stine Records” Laura Nezha ka treguar se jo vetëm është një aktore e shkëlqyer por edhe një sex bombë me skenat provokuese në klipin “Luv That”.

Në fabulën e këngës thuhet se Laura është më e bukur se  skllavja Izaura. Këtë të fundit publiku shqiptar e mban mend si një femër seksi nga një telenovelë e vjetër që është transmetuar para shumë vitesh në television.

Laura kishte kohë që nuk publikonte këngë, pasi i ishte përkushtuar vetëm teatrit. Prezantimi i fundit si këngëtare për Laura Nezhen ka qenë ai në “Kenga Magjike” 2011 me një baladë që mban titullin “Jo se di”./tvklan.al