Laura PausiniKëngëtarja italiane, Laura Pausini kurrë më parë nuk ishte komentuar për lakuriqësi, por gjithmonë vetëm për këngët e saj dhe ndonjë detaj nga jeta private. Por edhe për Laurën ka pasur një herë të parë.

Gjatë një koncerti në Peru, këngëtares brune i ka ndodhur një incident i paprecedent, ku në fund të koncertit papritur i dolën në pah pjesët më intime.

I menjëherëshëm ishte edhe sqarimi i Puasinit, ku me sportivitet ,nëpërmjet një statusi në “Twitter”  shkroi se: “Nëse e kanë parë, e kanë parë, unë e kam si gjithë të tjerat”.

48 orë pas incidentit, zhurma nëpër rrjetet sociale vazhdon, e nxitur më shumë edhe nga reagimi i qetë I këngëtares.

Disa komentonin se këngëtarja e ka ulur shumë nivelin e saj, ajo nuk duhet të ishte bërë objekt i lajmeve më “pullë të kuqe”.

Disa të tjerë aludonin se e gjitha nuk ka qenë aspak spontante, por e mirëmenduar për më shumë vëmendje nga ana e këngëtares.

Ishte apo jo një incident, ndoshta nuk do të zbulohet asnjhëherë, por e sigurt është që Laura Pausini si kurrë më parë nuk ka qenë kaq e përfolur.

M.Sejdini