Loron Blank nuk është më trajner i Pari Sen Zhërmenit. Klubi francez e bëri zyrtar vendimin e përbashkët duke e falenderuar për 3 vitet në krye të ekipit duke fituar 11 trofe.

Sipas mediave franceze Blank do të përfitojë 22 milionë euro dëmshpërblim edhe pse skuadra nuk shkoi më shumë se çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Loron Blank ishte nën kontratë edhe për dy sezone. Në vend të tij pritet të emërohet ish-trajneri i Sevijas, Unai Emeri.

TV Klan