lavdrim-muhaxhiri-propagandon-dinarin-e-art-euml-video_hd

Xhihadisti i famshëm kosovar, Lavdërim Muhaxheri rishfaqet sërish, duke hedhur poshtë çdo spekullim se ai mund të jetë vrarë.

Këtë herë jo si zakonisht duke vrarë e prerë koka, por duke prezantuar monedhën e re që ka nisur të përdoret në territoret e Shtetit Islamik në Irak e Siri, në një video të publikuar nga qendra mediatike e xhihadistëve, Al-Hajat, Monedha e re quhet“Dinari i Artë” 21-karatësh, me peshë 4.25 gram dhe vlen 139 dollarë.

Kjo monedhë është emetuar edhe në metale të tjera, si argjend dhe bakër, me vlerë më të ulët.

Vendi ku prodhohet nuk është bërë i ditur.

Në videon propagandistike, që zgjat rreth 1 orë, thuhet se qëllimi i monedhës së re është t’u thyejë myslimanëve, prangat e skllavërisë ku i ka futur sistemi kapitalist i copave të letrës, siç i quajnë ata kartmonedhat e Dollarit të emetuara nga Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara.

Hedhja në qarkullim e monedhave të arta ishte planifikuar që prej nëntorit.

Muhaxheri lëshon gjatë videos mesazhe kërcënuese ndaj perëndimit, ku nuk flet në shqip, vetëm në arabisht dhe anglisht.

Tv Klan