lazanja me pesto

Përbërësit

Kungull

Speca

Karrota

Vaj ulliri

Kripë

Beshamel

Peta lazanje

Salcë pesto

Djathë parmigiano i grirë

Përgatitja

Presim hollë në mënyrë vertikale perimet dhe i hedhim në një tigan me vaj ulliri.  Shtojmë kripë dhe piper. Pasi i japim një të skuqur të lehtë, fikim sobën.

Hedhim në tavë një shtresë të hollë me beshamel. Më pas shtrojmë shtresën e parë të petave të lazanjës. Shtrojmë perimet duke shtuar edhe salcën pesto dhe djathin parmigiano. Vijomë të shtojmë një e nga një shtresat e lazanjës. Pas shtresës së fundit, hedhim sipër djathë parmigiano të grirë. Piqet në furrë në 190 gradë për rreth 15-20 minuta./tvklan.al