Dy vite pasi fshati i Lazaratit nuk përbën më kryeqendrën e kultivimit të bimës së ndaluar, hashashit, ai do të rikthehet në vëmendje, por këtë herë përmes një filmi i titulluar “Lazarat Burning”.

Ekipi prodhues janë amerikanët e “3 Amigos dhe Mercury Films”. Skenari është ndërtuar mbi historinë e Bujarit. Pas vdekjes së të atit dhe të ëmës nga një plumb qorr teksa punonte në një plantacion të mbjellë më hashash, ai vendos të bëhet polic.

Objektivi i tij është vetëm një, të luftojë kultivimin dhe kultivuesit e drogës. Ky personazh që synon të nxjerrë në sipërfaqe gjithë botën e krimit, prostitucionit, trafikut të lëndëve narkotike i është besuar aktorit të njohur italian, Gabriel Garko.

Xhirimet e “Lazarat Burning”, me regji të William Kaufmann dhe me një buxhet prej 2 milionë dollarë, financuar nga kompanitë private shqiptare, do të nisin në pranverën e 2017-ës.

 Tv Klan