Lazio është fituesja e ndeshjes së parë gjysmëfinale të kupës së Italisë. 2-0 rezultati i suksesit të Lazios që ishte më e qartë dhe e sigurt në aksionet e saj. Roma u shfaq e pafuqishme dhe konfuze në lojë duke i dhënë kështu mundësinë Lazios që të jetë më e qetë në ndeshjen e dytë që do të luhet po në stadiumin Olimpico me 5 prill. Golat për Lazion u shënuan nga Milinković-Savić në minutën e 29 dhe Immobile në të 78-in.

Thomas Strakosha në portën e Lazios bëri një paraqitje shumë të mirë duke evituar golin në dy raste.

 Tv Klan