Mërgim Mavraj është në planet e Lazio. Kjo të paktën lajmërohet nga gazeta romane “Il Messagero”. Qendërmbojtësi i Kombëtares preferohet nga drejtuesit lacialë, që pritet të marrin si trajner Marcelo Bielsa, pasi raportimeve të mediave italiane.

Shqiptari është kërkuar edhe disa vite më parë nga Lazio sipas “Il Messagero”. Mërgim Mavraj është nën kontratë me Koln edhe për sezonin e ardhshëm. Megjithatë Italia do të ishte në përvojë e re, pasi Mavraj e ka luajtur vetëm në Gjermani, me Darmstad, Bochum dhe Greuther Furth.

Në rast transferimi te Lazio aty do të gjejë portierin Etrit Berisha. Pjesëmarrja në Europian po kthen vëmendjen te lojtarët e Kombëtares, ku disa prej tyre janë në kërkim të ekipeve të rinj. /TV KLAN