juve-lazio

Kupa e Italisë do të luajë finalen në stadiumin “Olimpico”. Lazio do të përpiqet të marrë të vetmin trofe të sezonit që ka mbetur, ndërsa Juventus të ngrejë kupën pas kampionatit.

Kjo është hera e dytë që kemi një finale të tillë, pas asaj të vitit 2004, që u zhvillua me sistem vajtje – ardhje dhe u fitua nga Lazio. Pritet një takim i fortë dhe në fushë do të luajë nga fillimi, Etrit Berisha.

Stefano Pioli – Trajner i Lazio: “Duhet të luajmë në mënyrën më të mirë. E dimë që do të jetë një sforco e jashtëzakonshme, por jemi gati. Berisha do të jetë nga minuta e parë pasi ai është portieri i Kupës”.

Lorik Cana është ende i dëmtuar dhe nuk do të jetë as në stol. Kapiteni i Kombëtares e ka fituar këtë trofe në vitin 2013. Te Juventus nuk triumfojnë në Kupën e Italisë prej kohësh.

Massimiliano Allegri – Trajner i Juventus: “Kupa e Italisë mungon prej 20 vitesh dhe kjo mund të jetë e dhjeta për Juventus. Do të jetë një sfidë e vështirë ndaj Lazio, por triumfi do të na ndihmonte të përgatisnim në mënyrën më të mirë në finalen e Champions me Barcelona”.

Finalja e Kupës së Italisë do të nisë në ora 20:45 dhe kjo do të jetë sfida e parë që do të përdoret teknologjia që shmang golat fantazmë, që do të shfrytëzohet nga Serie A prej sezonit të ardhshëm.

Tv Klan