Lazio është ekipi i parë finalist i Kupës së Italisë. Skuadra ku luan edhe shqiptari Strakosha siguroi kualifikimin edhe pse humbi derbin e kthimit me Romën me rezultatin 3 – 2.

Lacialët e kishin fituar përballjen e parë me rezultatin 2 – 0. Në takimin e luajtur mbrëmjen e së martës portieri i Kombëtares u tregua shpëtimtar në disa raste.

Lazio tani duhet të presë të kualifikuarin e përballjes Napoli – Juventus që do të luhet të mërkurën. Finalja do të zhvillohet më 2 Qershor, në stadiumin Olimpiko.

Tv Klan